FIDANISHTJA

Demaçi: EULEX-i po gabon

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Simboli i rezistencës shqiptare, Adem Demaçi, i ka quajtur të gabueshme arrestimet e ish-ushtarëve të UÇK-së nga EULEX-i.

Në një intervistë për Epoka e Re, ai i ka vlerësuar të padrejta akuzat ndaj shqiptarëve për krime lufte, duke thënë se shqiptarët kanë bërë luftë të drejtë kundër pushtuesit dhe se nuk duhet të barazohet viktima me kriminelin.

ARKATANA

Demaçi ka thënë se ndjekja e çlirimtarëve të Kosovës, që ai e cilëson si “ndjekje shtrigash ndaj njerëzve të pafajshëm”, është duke turpëruar demokracinë, ndërsa shprehet i habitur “me heshtjen e miqve amerikanë ndaj këtyre gjykimeve dhe arrestimeve të pahijshme”. /Telegrafi/