Eko Higjiena

Demaçi: Disa luftuan për karrigë e interesa personale

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti qe e lamë pas, është vlerësuar të ketë qenë vit i vështirë për Kosovën, marrë parasysh krijimin e ngërçit politik, i cili zgjati për gjashtë muaj rresht.
Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, thotë se lufta për karrige dhe interesat personale bënë që viti 2014, të ishte shumë i mundimshëm.

“Po ky ka qenë një vit shumë i vështirë për Kosovën, megjithatë me vetëdijën e faktorit tonë të brendshëm tanë e arritëm disi që të lëmë pas vetes atë agoni, luftuan për karrige, ku u harruan edhe interesat e përgjithshmë për ato personale. Ka qenë një vit shumë i vështirë dhe i mundimshëm”, ka thënë Demaçi për Indeksonline.

Uji Dea

Ai ka ftuar liderët politikë që të organizohen mirë, në mënyrë që bashkarisht të tejkalojnë pengesat e krijuara, dhe që me vëmendje të punojnë për sfidat që i presin.
“Po presim diçka positive nga këto punë që kanë mbetë të pakryera, presim që të organizohemi më mirë që të na ndihmojnë shtetet tjera, pa u ekipu, pa i tejkaulu disa lufta të kota, nuk mund të shkojmë përpara, të harrohet interesi personal dhe të shikohet ai i përgjithshëm i qytetarëve tanë. Do të ketë shumë sfida sepse kemi shumë gjëra, sidomos puna e ekonomike e cila është në nivel shumë të keq, ka edhe probleme tjera. Një sektor tjetër që duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë është ai i shëndetësisë, e në këtë mënyrë derisa nuk ka buxhet të mirë nuk mund të përparojë”, ka thënë Demaçi. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.