Dellawie: Amerika, e përkushtuar për Kosovën
Gregory Dellawie, ambasadori i ri amerikan në Kosovë, ka thënë se shteti i tij do të vazhdojë të jetë shumë i përkushtuar për Kosovën.Në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, ai ka deklaruar se prioritete kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, janë: zhvillimi ekonomik, forcimi i rendit dhe ligjit, dhe promovimi i sigurisë rajonale.
“Zhvillimi ekonomik dhe sundimi i ligjit shkojnë ngushtë njëra me tjetrën. Nuk mund të ketë investime pa sundim të ligjit”, ka deklaruar diplomati amerikan.
Ai ka përgëzuar institucionet e Kosovës për proceset e fundit politike, derisa ka deklaruar se ndërtimi i ambasadës së re amerikanë në Kosovë tregon më së miri përkushtimin e SHBA-ve.


