Fundamenti

Deliu: Për vite me radhë VV terrorizoi institucionet për marrëveshje që sot po i quan të arritura

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar lidhur me marrëveshjen e energjisë, të arritur sot në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë.

Deliu deklaroi se Vetëvendosje që kishte ndërtuar kauzë politike duke demorizuar çdo marrëveshje me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja dhe mbështetur nga SHBA-të, sot në pushtet u dakordu për implementimin e marrëveshje të njëjta, duke i cilësuar si të arritura.

ARKATANA

“Të njëjtat marrëveshje për energjinë, Vetëvendosje dikur i propagandonte si “akte tradhtie e nënshtrimi ndaj Serbisë” si dhe marrëveshje që fusnin operatorin e Serbisë (Elektrosever) në Kosovë duke dezintegruar sistemin energjetik të Kosovës.”, tha Deliu.

Deputetja theksoi se me këtë narrativë Kurti me partinë e tij, për vjet me radhë terrorizoi institucionet dhe një shoqëri të tërë.“Sot, pikë për presje Vetëvendosje po ju referohet marrëveshjeve të kaluara, duke i mbështetur ato pa asnjë ndryshim.”, përfundoi ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.