Fundamenti

Deliu për Gërvallën: Gjuha e saj ishte në një linjë me atë të përfaqësuesve serbë dhe rus

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra e ka kritikuar Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla për gjuhën e përdorur dje gjatë raportimit në Këshillin e Sigurimit. Ajo tha se gjuha e Gërvallës ishte në një linjë me atë të përfaqësuesve serbë dhe rus, shkruan Gazeta Express.

“Sot si PDK kemi shfaqur shqetësimet erona me atë që është diskutuar në këshillin e sigurimit. Ne kemi pritur një reflektim jo partiak por shtetëror dhe institucional të ministres së re. Gjuha e saj ishte në një linjë me atë të përfaqësuesve serbë dhe atyre rus. Jemi mësuar të dëgjojmë prej tyre se Kosova është vend i zhytur në krim dhe në korrupsion. Për më keq zonja Gërvalla shpërfaqi petk të saj politik sesa institucional”, ka thënë Deliu-Kodra, në emisionin “Frontal”, në T7.

Sipas saj ka qenë e nevojshme që Gërvalla të përmend në Këshillin e Sigurimit, se Kosova ka elemente të rendit institucional.

FIDANISHTJA

“Kam pritur që të pranohet se është një standard i ri në tranzicionin e Kosovës, se zgjedhjet ishin fer, rezultati u pranua nga opozita. Është mëse e nevojshme që të potencohet se Kosova ka elemente të rendit institucionale”, ka deklaruar ajo.

Më tutje deputetja e PDK-së tha në “Frontal”, se ka pritur edhe përmendjen e zbarkimit të FSK-së në misione paqeruajtëse.

“Kam pritur që ajo të krijojë argumentet e saj që ekzistojnë për zbarkimin e FSK-së në misionet paqeruajtëse. Ne tashmë eksportojmë trupat tanë. Unë asnjëherë nuk e kisha vënë dilemën tek vajza e heroit. Për mua Donika Gërvalla është ministre e Punëve të Jashtme dhe ka marr detyrën me na përfaqsu neve jashtë vendit”, deklaroi ajo. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.