FIDANISHTJA

Deliu-Kodra: E vërteta për bllokimin e institucioneve është e qartë dhe ka një emër, Albin Kurti

/ 1 minutë lexim
HW

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas sulmit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Deliu-Kodra thotë se kryeministri në detyrë kur përballet me sfida apo dështime, sipas saj, ai gjithmonë tenton të gjejë fajtorë të tjerë, sipas saj, siç është duke bërë tani me Kushtetuesen.

Mobi Casa

“Albin Kurti, si gjithmonë, kur përballet me sfida apo dështime, tenton të gjejë fajtorë të tjerë. Tani ai po akuzon Gjykatën Kushtetuese dhe partitë opozitare për vonesat në konstituimin e Kuvendit, duke injoruar shkeljet e njëpasnjëshme të Kushtetutës që i ka bërë ai dhe partia e tij”, ka shkruar deputetja.

E njëjta thotë se e vërteta për bllokimin e Parlamentit dhe institucioneve është e qartë dhe ka vetëm një emër, e që sipas saj është Albin Kurti.“E vërteta për bllokimin e Parlamentit dhe institucioneve është e qartë: përgjegjësia ka një emër, Albin Kurti. Të tjerat janë propagandë e pastër”, u shpreh Deliu-Kodra.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.