United Hospital

Delet i dëmtojnë 3200 copë fidane, policia hap rast

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kamenicë – Në një fshat të Kamenicës është njoftuar se pronari kishte mbjellur rreth 3200 copa fidane të llojeve të ndryshme ndërsa ato ishin dëmtuar qëllimisht nga delet të cilat ishin futur në mënyrë të pa kontrolluar.

Policia e Kosovës ka pranuar një informatë nga ankuesi, drejtor pranë Agjensionit Pyjor në Gjilan, ku informon se pasi ishte fituar tenderi për pyllëzimin me lloje të ndryshme të drunjtëve në fshatin Stralicë ku të njëjtit i kishin mbjellur disa lloje të drunjtëve në një pjesë prej 1.3. hektar sipërfaqe ku kishin mbjellur 3200 copë fidane të llojeve të ndryshme, ato janë dëmtuar qëllimisht.

Uji Dea

Në vendin e ngjarjes nga njësitet patrulluese të policisë së Kosovës është vërtetuar se fidanët ishin dëmtuar nga disa dele që ishin lënë në ato hapësira në mënyrë të pa kontrolluar.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori i cili urdhëron që të hapet rast lidhur me dëmin e shkaktuar njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.