Delegacioni nga Medvegja viziton ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Serbi

/ 3 minuta lexim

Medvegjë – Delegacioni i përbërë nga zëvendës kryetari i komunës së Medvegjës zoti Florim Sahiti, zëvendës kryetari i kuvendit komunal Fehmi Beha dhe ndihmësi i kryetarit të komunës Ismet Zeqiri, qëndruan për vizitë pune në ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd, ku me një mikpritje të përzemërt u pritën nga shkëlqesia e tij Ambasadori dr. Shpëtim Çaushi.

Delegacioni medvegjas në krye me Florim Sahitin shpalosi situatën gjenerale të shqiptarëve të kësaj komune.

Ai në mes të tjerash ka njoftuar shkëlqesinë e tij zotin Çaushin për atë se komuna e Medvegjës është tërësisht e harruar, dhe e shkëputur nga pjesët tjera ku jetojnë shqiptarët, në të gjitha aspektet.

Fillimisht, është harruar nga Këshilli Nacional Shqiptar, pastaj nga Presheva dhe Bujanoci, poashtu nga Kosova, por edhe nga Shqipëria si shteti amë i të gjithë shqiptarëve. Ambasadori me keqardhje i dëgjonte këto fjalë dhe jepte kurajo delegacionit medvegjas për tërë situatën e zhvilluar në komunë, se ai po punon në atë drejtim në përmirësimin e situatës në Medvegjë.

Në mes të tjerash Ambasadori citohet të ketë thënë se “ Unë në takimin me Ambasadorët “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” u takova me Ambasadorin Zviceran në Serbi dhe i kërkova ndonjë ndihmë dedikuar komunës së Medvegjës pasi që pjesa dërmuese e popullatës medvegjase që jeton në perëndim jeton në Zvicër. Qeveria zvicerane do të bëjë apel tek medvegjasit që jetojnë atje të financojnë disa projekte inkurajuese për t`i mbajtur më mirë lidhjet me vendlindjen e tyre ku kjo do të mund të vazhdoj pastaj vit pas viti.

Fundamenti

Mandej unë kam biseduar edhe me Rektorin e Universitetit të Tiranës dhe i thash të vij atje me ç’rast ai premtoj se do ta bëjë këtë dhe se do të ndihmon studentët e fakultetit ekonomik në medvegjë.

Gjithashtu Rektori premtoi se do të mundohet të siguroj një numër të librave për nxënësit e shkollave fillore, të organizoj seminare të ndërsjella si dhe ndonjë ndihmë financiare. Ka gjasa që të vijnë edhe biznesmen nga Shqipëria të investojnë atje, pastaj ekziston mundësia për ardhjen e mediumeve shqiptare ku do të ketë qasje më efektive në Luginë, të gjitha këto unë i kam potencuar atje kur qëndrova për herë të fundit.

Për sa i përket situatës politike në Luginë ambasadori ka thënë se duhet patur durim dhe se të gjithë shqiptarët që jetojnë atje duhet të jenë unik. Nuk ka rëndësi se sa këshilltarë i fiton ndonjë parti politike shqiptare në Kuvend, por është me rëndësi që punët e mëdha t`i zgjidhin së bashku.

Medvegja është një komunë me një peizazh tejet të bukur dhe se e ndiej vetën shumë të kënaqur që kam qenë atje, ishin fjalët përfundimtare të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Serbi , Shpëtim Çaushit./medvegjanet/