Delegacioni nga Kosova nuk e pa të udhës të vizitoj as Lapidarin e Komandant Lleshit

Delegacioni nga Kosova në përbërje të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, nuk u takuan jo vetëm me udheqjen e Komunës së Preshevës dhe disa parti e shoqata jashtëpartiake, por ata nuk e panë të udhës as ta vizitojnë Lapidarin e Komandant Lleshit, pranë të cilit kaluan si para varreve për të shkuar në Shkollën Fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc.

Të kalosh pranë Lapidarit të Komandant Lleshit në Tërnoc, e mos të ndalesh as një minut, nuk është lëshim dhe dobësi e zyrtarëve nga Kosova, por është një anomali e nikoqirit, i cili këtë Lapidar e viziton vetëm kur të ketë zgjedhje komunale, parlamentare dhe ato për Këshill Kombëtar Shqiptar.

Kjo është një nga mangësitë e shumta të kësaj vizite, për ta marrë si shembull të keq, për të mos u përsëritur në të ardhmen./Jetapress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS