Fundamenti

Delegacioni nga Bursa viziton Kamenicën

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Një delegacion nga komuna Mustafa Kemal Pasha e Bursës, i kryesuar nga nënkryetari, Mustafa Eren drejtori i drejtorisë së arsimit, drejtorët e shkollave të binjakëzuara me shkollat e komunës së Kamenicës, si dhe përfaqësues të tjerët po qëndrojnë në Komunën e Kamenicës.

Delegacioni me mysafir nga Turqia është mirëpritur nga kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, drejtoresha e drejtorisë së Arsimit Fahrije Kryeziu, drejtori i Administratës, Enver Ajvazi, drejtori i shkollës fillore Fan S Noli, Mustafa Rrudhani dhe përfaqësues të tjerë.

I pari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, falënderoj përfaqësuesit nga komuna Mustafa Kemal Pasha, për vizitën vëllazërore që i bënë komunës sonë. Ai i njoftoj edhe për të arriturat e komunës së Kamenicës. “ Komuna e Kamenicës, ka një buxhet të vogël, por me ato mundësi buxhetore jemi munduar që të asfaltojmë disa rrugë lokale, të rregullojmë ngrohjen qendrore në shumicën e shkollave të komunës, të bëjmë renovime të shkollave, ambulancave, rregullime të trotuareve etj “ ka thënë Surdulli.

Ai më tutje shtoj se bashkëpunimi nuk do të mungoj as në të ardhmen. Tani më kemi katër shkolla të komunës së Kamenicës, që janë binjakëzuar me katër shkolla të komunës së Bursës së Turqisë.

FITORJA

Ndërsa, nënkryetari i komunës Mustafa Eren, thotë të jetë i kënaqur për vizitën që bëri në komunën e Kamenicës. Ai thotë se ne jemi të gjithë vëllezër, binjakëzimi i shkollave vetëm sa e ka shtuar vëllazërimin mes vete. Andaj, bashkëpunimi mes nesh do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Edhe drejtori i drejtorisë së Arsimit, Gani Abdyl Artan, falënderoj për mikpritjen e bërë, njëherit tha se unë këtu nuk e ndjej veten si mysafir, unë kam ardhur tek vëllezërit e mi dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin edhe në të ardhmen.

Vizita e delegacionit nga Bursa e Turqisë, vazhdoj nëpër të gjitha shkollat e binjakëzuara, si në shkollën fillore “ Xhavit Ahmeti” në Hodonoc, shkolla fillore “Sadri Misini“ në Shipashnicë, shkolla fillore “Fan S Noli“ në Kamenicë dhe shkollë teknike “Andrea Durrsaku” në Kamenicë.

Delegacioni u mirëprit edhe nga drejtorët e shkollave të lartcekura, dhe nga stafi i punëtorëve të këtyre shkollave. Drejtorët e shkollave të binjakëzuara, ranë dakort mes veti që takimet e këtilla të mbahen më shpesh, jo vetëm të drejtorëve, por edhe të nxënësve mes veti. Ata ndanë dhurata simbolike mes veti. Po, ashtu edhe për kryetarin Surdulli dhe drejtoreshën e Arsimit, Fahrije Kryeziu, u ndanë disa dhurata simbolike./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.