ARKATANA

Delegacioni i VV viziton fabrikën “Integj” në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Një delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i përbërë nga deputeti Albin Kurti, anëtari i Kryesisë Sami Kurteshi, dhe nënkryetari i Qendrës në Gjilan, Murat Mustafa, dhe aktivistë të tjerë, vizituan fabrikën “Integj” në Gjilan.

Përgjatë kësaj vizite, pronari i fabrikës informoi të pranishmit lidhur me linjat e prodhimit dhe punën që bëhet në këtë fabrikë. Ndër të tjera, ai përmendi problemet e shumta me të cilat përballet si fabrikë si dhe mungesën e përkrahjes nga shteti.

UBT

Në bashkëbisedim e sipër me pronarin dhe punëtorët e fabrikës, Kurti shpjegoi Alternativën Qeverisëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, me theks të veçantë në shtetin zhvillimor, që zhvillimin ekonomik e bazon në prodhim.

Shteti zhvillimor është në gjendje të kontrollojë burimet dhe resurset e mëdha që ka dhe t’i vendos ato përkrah detyrave strategjike zhvillimore të vendit që do të mundësojnë përmbushjen e qëllimeve për një shtet të zhvilluar, të drejtë e social./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.