Eko Higjiena

Delegacioni i Kosovës në Bruksel për planin e zbatimit të Marrëveshjes

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Prishtinë – Delegacioni i Republikës së Kosovës ka udhëtuar në Bruksel për takimin e radhës për planin e implementimit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në njoftimin për media thuhet se delegacioni i Kosovës shkon me qëllimin për të arritur marrëveshjen për implementimin, duke përfshirë çështjet e implementimit dhe definimet për afatet kohore, akterët e implementimit dhe çështjet konkrete.

Hidromorava

“Ne theksojmë nevojën që marrëveshja të implementohet sa më shpejt, në mënyrën e paraparë në marrëveshje, për çka pala kosovare është e gatshme dhe pret një gatishmëri të tillë edhe nga pala serbe dhe faktorët ndërkombëtarë, si KFOR-i dhe EULEX-i”, theksoi zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, i cili kryeson delegacionin kosovar. Pjesë janë edhe koordinatori për bisedime, Blerim Shala, kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.