Uji Dea

Delegacioni gjilanas për vizitë studimore në Republikën e Sllovenisë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Një delegacion i Komunës së Gjilanit, i ftuar nga kompania e njohur Gjermane KSB në bashkëpunim me kompaninë multinacionale sllovene Kolektor, janë në vizitë pune në Republikën e Sllovenisë. Delegacionit i prinë kryetari i Komunës Qemajl Mustafa, ndërsa nga ndërmarrja publike “Hidromorava”, Mumin Morina e nga “Ecohigjiena”, Bajram Isufi, si dhe Mehdi Zhugolli nga KSB e Kosovës.

“Qëllimi kryesor i vizitës është njohja e mundësive procedurale të realizimit të investimeve të mëdha publike në komunat tona. Është shpjeguar mënyra e qasjes që nga propozimi ideor, studimi i fizibilitetit, hulumtimi i fondeve për realizim e deri te procesi i prokurimit për realizimin dhe finalizimin e projektit. Ndërsa në ditën e dytë është vizituar ujësjellësi i komunës së Koperit që është rajonal dhe i mbulon tri komuna: Koprin, Piran dhe Izola”, ka deklaruar Mustafa, i cili ka thënë se janë njoftuar me mënyrën e menaxhimit të ujësjellësit me statusin teknologjik të tij dhe me investimet që bëhen në të.

Eco Higjiena

KSB, që është kompani botërore për prodhimin e pompave industriale, ventilave dhe sistemeve të ndryshme në industri, është e interesuar që të hulumtoj fonde bashkë me ne në mënyrë që të gjendet mundësia e studimit të ujërave për pije dhe realizimit të investimeve në ujësjellës ka shpjeguar Mustafa.

Ndryshe KSB është e lidhur mirë edhe me agjensionet që bëjnë hulumtimin e fondeve për huazim dhe kreditim të institucioneve siç është banka gjermane KFË. Nikoqir i kësaj vizite në Lubjanë është drejtori i përgjithshëm për Europen Juglindore, me shumë përvojë menagjeriale, Marian Siloviq./rajonipress/