Fundamenti

Delegacioni gjilanas njihet me bizneset e shtetit çek

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në ndërkohë delegacioni ka vizituar një inkubator modern të biznesit në Pragë dhe është njoftuar me principet e investimeve, të themelimit dhe të funksionimit të tij. Fjala është për investime shumëmilionëshe të cilat themeluesit që janë OJQ të ndryshme i kanë tërhequr nga BE dhe nga qeveria Çeke dhe bankat.

Riad Rashiti që është pjesë e delegacionit tha se më pas është vazhduar me një vizitë në dy qytete jashtë Pragës – në Pardobice dhe në Chrudim ku është njoftuar detajisht me mënyrën e përcaktimit për zonat e tyre industriale dhe mënyrën e menaxhimit të tokës dhe të vet zonës.

Kryetari i komunës së Chrudimi-it Petr Reznicek ka pritur në takim kryetarin e komunës së Gjilanit dhe Artanës. Ai ka shprehur gatishmërinë e plotë për bashkëpunim me komunat tona, i cili edhe me kënaqësi pranoi ftesën e kryetarit të komunës Qemajl Mustafa për ta vizituar Gjilanin.

Ai ishte i bindur se perspektiva e vendit tonë është e mirë duke ri-kujtuar kohën e vështir të pasluftës kur ai kishte vizituar ushtarët Çek në Kosovë.

Fundamenti

Me këtë rast delegacioni kosovar ka mësuar për të mirat , por edhe për ndonjë të metë apo gabim që këto dy qytete e kanë bërë gjatë përcaktimit, projektimit dhe realizimit të këtyre zonave.

Gara për regrutimin e bizneseve (vendosjen e bizneseve në zonë) në këto zona ekonomike ka të bëjë me konkurrencën ndërkombëtare.

Rashiti tha se sot delegacioni po vazhdon vizitat në qytetin e Zhabrak dhe Pilzer i cili është i njohur për prodhimin e birrës më të mirë në botë./rajonipress/