HW

Delegacioni gjermano – kosovar ka vizituar Universitetin Publik të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
HW

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi me bashkëpunëtorë, ka pritur në takim Imer Lladrovci shef i Konsullatës së Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stuttgart, së bashku me Avokatin Jens Kuderer, Kryetar i Shoqatës Gjermano-Kosovare, nënkryetarin Junik Tahiri si dhe anëtarët e kryesisë̈ së Shoqatës Gjermano-Kosovare.

Në këtë̈ takim, Rektori Kosumi e ka falënderuar Konsullin Lladrovci dhe të tjerët për vizitën, derisa i ka njoftuar ata për zhvillimin e Universitetit, që nga themelimi, programet e studimit, aktivitetet, zhvillimet dhe te arriturat e gjithëmbarshme. Rektori ndër tjerash ka thënë se mirëpret takime dhe iniciativat për fuqizimin e bashkëpunimit të ndërsjellët me Gjermaninë̈, e po ashtu edhe aktivitetet e shoqatës dhe diplomacisë̈ tonë për thellimin e miqësisë̈ me Gjermaninë̈ dhe njësinë̈ federale në Baden-Ëürttemberg.

Kurse Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Dukagjin Leka ka folur rreth projekteve dhe bashkëpunimeve që Universiteti Publik “Kadri Zeka” ka me Universitetet vendore, rajonale dhe ndërkombëtare.

Eco Higjiena

Ndërkaq, presidenti i Shoqatës Gjermano-Kosovare, Jens Kuderer, e ka falënderuar Rektorin Bajram Kosumi për pritjen, derisa ka shfaqur interesimin për angazhim në aspektin e arsimit dhe për shkëmbimin e studentëve dhe ideve të përbashkëta. Respektivisht gjatë këtij takimi është biseduar për bashkëpunimin në mundësitë potencialet të shkëmbimit të studentëve, ku ata mund të jenë përfitues të bursave në Gjermani, që Shoqata ia ofron për të studiuar nëpër universitetet gjermane.

Konsulli Imer Lladrovci e falënderoi Rektorin Prof. Dr. Bajram Kosumi për pritjen, duke shtuar se përkrahja dhe angazhimi për ngritjen e bashkëpunimit me Gjermaninë̈ gjithnjë̈ e më tepër është duke u rritur.

Pas takimit delegacioni gjerman ka vizituar bibliotekën, sallat, kabinetet dhe amfiteatrin e Universitetit për të parë më afër ambientin ku zhvillohet procesi mësimor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.