KKVITI

Delegacionet ‘kineze’ në dëm të buxhetit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Delegacionet e stërmëdha kosovare që po udhëtojnë për vizita zyrtare e lobim jashtë vendit tashmë janë shndërruar në një gjë të rëndomtë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Vetëm gjatë ditës së djeshme një delegacion i përbërë nga rreth 30 zyrtarë të Kuvendit e të Qeverisë së Kosovës kanë udhëtuar për në Vjenë për të lobuar rreth liberalizimit të vizave dhe për çështje ekonomike.

Pos kësaj, edhe gjatë muajit të shkuar një delegacion tjetër kosovar, i përbërë nga zyrtarë të Qeverisë dhe të Presidencës, kishte udhëtuar për në Bullgari për të marrë pjesë në Samitin e Sofjes.

FIDANISHTJA

Pos krerëve institucionalë në këtë ekip bënin pjesë edhe ministra, zëvendësministra, këshilltarë e zyrtarë tjerë, të cilët në tërësi kapnin shifrën gati 30.

Anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa konsiderojnë se një praktikë e tillë e dëmton mjaft shumë buxhetin e shtetit. Sipas tyre, numri kaq i madh i zyrtarëve që marrin pjesë në delegacione të tilla është krejtësisht i panevojshëm.

Mirëpo, përfaqësuesit e koalicionit qeverisës vlerësojnë se një praktikë e tillë arsyetohet po qe se këto vizita jashtë vendit sjellin rezultate pozitive.