RCCOLA

Delawie: Sekretari Kerry dha një mesazh, ai duhej dëgjuar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se është i shqetësuar me zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës përkatësisht me hedhjen e gazit në sallën e Kuvendit.

Ai gjithashtu ka shprehur edhe shqetësimin e tij rreth prezencës së dy deputetëve, Faton Topalli dhe Fisnik Ismaili në seancë, përkundër faktin se ata janë në arrest shtëpiak.

Sipas tij, ajo që njerëzit presin është një ekonomi e zhvilluar e jo shtimi i papunësisë dhe ndërprerjet e seancës nuk po ndihmojnë në këtë aspekt.

Uji Dea

“Jam këtu për të përcjell zhvillimin normal të seancës. Jam i zemëruar me përdorimin e gazit në Kuvend. I përshëndes deputetët që po mundohen që të luajnë rolin e tyre për të vazhduar punimet në Kuvend. Sekretari Kerry ishte këtu për të dhënë një mesazh dhe po shoh që njerëzit nuk janë duke e dëgjuar atë. Gjithashtu i kam parë dy deputetë të cilët janë në arrest shtëpiak. Kjo është shqetësuese”, ka thënë ndër tjerash Delawie.

Ai gjithashtu ka folur edhe rreth asaj që e ka quajtur “rritje të oratorisë nacionaliste”.

“Mendoj se Ballkani ka pasur oratori nacionaliste dhe është koha e fundit që të ndalet kjo”, ka thënë më tej Delawie. /Telegrafi/