Eko Higjiena

Delawie për korrupsionin : Luftë e zorshme por e domosdoshme

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ambasadori Amerikan në Kosovë Greg Delawie ka marrë pjesë në një seminar të organizuar nga kjo Ambasadë ku po trajtohen aspektet ligjore të luftës kundër korrupsionit.

Delawie ka thënë se do të vazhdojnë përkrahjen për Kosovën në këtë aspekt, njofton Klan Kosova.

Luftën kundër korrupsionit ai e ka quajtur si të zorshme por të domosdoshme për shtetin e Kosovës.

ARKATANA

Ai ka shtuar se përmes këtyre programeve po e bëjnë më të lehtë mjedisin për të identifikuar veprat penale të korrupsionit.

Delawie me pas është larguar nga vendi ku po zhvillohej seminari.