Hidromorava

Delawie për Demarkacionin: Disa politikanë po i japin tone nacionaliste

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie ka thënë se është i kënaqur por jo i befasuar me gjetjet e komisionit ad-hoc për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Delawie ka thënë se nuk është befasuar pasi që edhe departamenti i shtetit amerikan kishte dhënë një version të tillë.

UBT

Ai ka bërë këto komente në promovimin e doracakut “Dhuna në familje” ku edhe ka thënë se disa politikanë në Kosovë po tentojnë t’i japin tone nacionaliste kësaj çështje dhe i ka ftuar të gjithë ata që është koha që këtë çështje ta lënë prapa shpinës.

Delawie ka përsëritur se Kosova ka telashe më të medha me papunësinë, korrupsionin e integrimet evropiane , sipas tij çështje këto me te cilat duhet të merren politikanët e Kosovës./gazeta blic/