UBT

Delawie: Pas largimit të EULEX-it, nuk do të keni ku ta drejtoni gishtin më

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ambasadori amerikan Greg Delawie, gjatë intervistës dhënë RTV Dukagjinit, ka folur edhe për misionin e sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX. Delawie ka thënë se EULEX-i ka dhënë një kontribut të madh në Kosovë.

“EULEX ka bërë një kontribut të madh në Kosovë, ka pasur edhe sfida si çdo institucion tjetër që mund ti ketë. Sa i përket të ardhmes së EULEX-it, Bashkimi Evropian dhe Qeveria janë duke diskutuar për këtë se çfarë do të bëhet, dhe besoj që gjatë muajve të ardhshëm do të kemi një lloj riorientimi se çka do të bëhet me EULEX-in”, ka thënë Delawie, shkruan Telegrafi.

Ambasadori ka theksuar se ajo çka është pozitive është se gjërat për tranzicionin e EULEX-it po shkojnë mirë.

Mobi Casa

Delawie tutje ka shtuar se në momentin kur EULEX-i do të largohet atëherë sistemi gjyqësor në Kosovë do të ketë më shumë përgjegjësi.

“Kur EULEX-i të largohet nga Kosova atëherë s’është askush tjetër përpos qytetarëve të Kosovës të cilët do të marrin mendimet e tyre për prokurorët, gjyqtarët dhe kriminelët e mundshëm, do të ketë shumë më shumë përgjithësi për të gjithë sistemin gjyqësor në Kosovë dhe nuk do të keni ku ta drejtoni gishtin më sepse nuk ka më të huaj”, shtoi Delawie.

Ai theksoi se duhet të shpresojmë që vendorët do ta bëjnë punën më mirë se ndërkombëtarët./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.