UBT

Delawie para largimit u jep kritikat e fundit politikanëve në Kosovë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ambasadori amerikan Greg Delawie, i cili është krejt në fund të mandatit të tij si diplomat në Kosovë, por dërgon mesazhët, në fakt kritikat e fundit të klasa politike në vend. Sipas Delawie, të gjithë ata zyrtarë të cilët vendosin interesat e tyre para interesave të qytetarëve, bëjnë një goditje vdekjeprurëse për zemrën e vendit të tyre, shkruan Gazeta Express.

“Vërejtjet e mia të fundit: Kosova do të ketë sukses si shtet dhe ne të gjithë duam që ajo të jetë më e vendosur në angazhimin dhe udhëheqjen e sundimit të ligjit. Ata zyrtarë që vendosin interesat e tyre para qytetarëve janë një goditje vdekjeprurëse për zemrën e vendit të tyre”, ka shkruar Delawie.

Delawie gjatë ditëve të fundit ka zhvilluar takime lamtumirës me krerët shtetërorë, shkruan Gazeta Express.

ARKATANA

Diplomati amerikan së fundmi po ashtu ka kritikuar ashpër ndërhyrjen politike në rastin e listave me veteranë të rrejshëm, ndërsa i ka dhënë përkrahje të madhe prokurorit special të dorëhequr, Elez Blakajt, i cili po hetonte këto lista.

Derisa në një intervistë dhënë para përfundimit të mandatit, Delaëie ka thënë se tentativa për ta , shfuqizuar Gjykatën Speciale në dhjetor të vitit 2017, ka qenë një ‘thikë pas shpine’ për Amerikën.

Presidenti amerikan Donald Trump ka nominuar Philip Kosnett ambasador në Kosovë. Deri tani, ai ishte në një mision diplomatik në Ankara. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.