Eko Higjiena

Delawie nuk sheh rritje të antiamerikanizmit në Kosovë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, thotë se nuk ka rritje të antiamerikanizmit në vend.

Delawie thekson se nuk pajtohet në tërësi me artikullin e New York Times për mundësinë e zhvillimit të terrorizmit në Kosovë

Uji Dea

“Druaj se artikulli lë së kuptuari ashtu. Më duhet të them se nuk pajtohem në tërësi me atë. Kam 10 muaj që jam në Kosovë dhe personalisht shoh thellësinë e proamerikanizmit, pro perëndimit, pro europianizimit në mesin e qytetarëve të Kosovës. Ka vende ne Kosovë në qendër të Prishtinës ku shoh më shumë flamuj amerikanë se sa shoh në disa vende në SHBA. Njerëz të panjohur më ndalojnë në rrugë dhe më falënderojnë apo dëshirojnë që të fotografohen me fëmijët e tyre. Mendoj se është e padrejtë të njolloset i tërë vendi, 2 milionë njerëz për shkak të pikëpamjeve të një përqindje shumë shumë të vogël të njerëzve. Më duket se përgjigjja e shkurtër në pyetjen e gjatë është jo, nuk shoh ndonjë rritje të antiamerikanizmit këtu. Është një vend i lirë me pikëpamjet e ndryshme dhe kjo është në rregull por më duhet të them se jam i mahnitur që shumica e njerëzve ende respektojnë shtetin që unë përfaqësoj dhe kjo më bën të lumtur”, tha Delawie për RTV21.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.