RCCOLA

Delawie: Mund edhe të bërtisni, por kjo s’e ndryshon legjitimitetin demokratik të Kuvendit

/ 3 minuta lexim

“A do të përkrah unë çdo veprim që ndërmerr Kuvendi? Jo! Jam i sigurt që nuk do të pajtohem me disa veprime të ardhshme që i bën Kuvendi. Shpeshherë nuk jam dakord as me Kongresin tim. Por, unë kam hedhur short me Kuvendin, megjithatë, sepse ai mishëron demokracinë e Kosovës, prandaj edhe të ardhmen e saj”, ka thënë Delawie.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, në një fjalim të mbajtur për hir të mirëseardhjes në Kosovë të Thomas Melias, ndihmës-administrator i USAID-it, tha se Melias ka vendosur të vijë në Kosovë në misionin e tij të parë jashtë vendit për shkak të rëndësisë së marrëdhënieve ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Ambasada e ShBA-së në Prishtinë, transmeton Republika.info.

Ambasadori amerikan thotë se shqetësimi i tij për Kuvendin vjen nga një fakt i thjeshtë. Në historinë e saj të shkurtër si shtet i pavarur, Kosova ka pasur zgjedhje në vitin 2014, rezultatet dhe mbarëvajtja e të cilave u cilësuan si të lira dhe të drejta, si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës.

Mobi Casa

“A është kjo punë e madhe? Po, kjo është një punë shumë e madhe. Ka shumë vende në botë që kanë qenë të pavarura për dekada të tëra, të cilat nuk mund të thonë se kanë pasur zgjedhje të drejta. Zgjedhjet e vitit 2014 prodhuan një Kuvend që është i ligjshëm nga çdo përkufizim i arsyeshëm, sepse u krijua nga votuesit përmes zgjedhjeve të drejta. Dhe, 120 deputetët që ju i zgjodhët në atë Kuvend, kanë të drejtë dhe obligim për të kryer detyrën që ju ua besuat. Një qeveri sovrane, e zgjedhur në mënyrë demokratike, pavarësisht nga cila parti ose koalicion është formuar, ka të drejtën dhe përgjegjësinë të qeverisë brenda kornizës së ligjeve të saj dhe të Kushtetutës. Dhe, kur e bënë këtë, veprimet e tij janë të ligjshme, pasi rrjedhin nga vullneti i popullit të shprehura gjatë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Dikush mund të pajtohet ose jo me rezultatin, të vallëzojë në rrugë ose bërtasë, megjithatë as reagimi nuk ndryshon legjitimitetin demokratik të Kuvendit”, ka thënë Delawie, transmeton Republika.info.

Në sistemin e qeverisjes demokratike të Kosovës, sipas ambasadorit Delawie, shumica e energjisë vjen nga Kuvendi: ai emëron koalicionin qeverisës, emëron presidentin, zgjedh gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe sigurisht që kalon edhe ligjet. Sipas tij, kuvendi është shprehja praktike e demokracisë së Kosovës, prandaj një sulm ndaj Kuvendit është efektivisht sulm ndaj demokracisë së Kosovës.

“A do të përkrah unë çdo veprim që ndërmerr Kuvendi? Jo! Jam i sigurt që nuk do të pajtohem me disa veprime të ardhshme që i bën Kuvendi. Shpeshherë nuk jam dakord as me Kongresin tim. Por, unë kam hedhur short me Kuvendin, megjithatë, sepse ai mishëron demokracinë e Kosovës, prandaj edhe të ardhmen e saj”, ka thënë Delawie.