Fundamenti

Delawie: Millosheviq solli vetëm mjerim dhe vdekje në Ballkan

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Duke refuzuar të komentojë deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiq lidhur me Slobodan Millosheviqin, ambasadori amerikan në largim nga Kosova shfaqi pikëpamjet e tij për ish-presidentin jugosllav.

Javë më parë në vizitën e tij në Kosovë, Vuçiq tha se ‘Millosheviq ishte një lider i mirë por me rezultate të këqija”, ndërsa ambasadori Delawie kishte reaguar ndaj një proteste që qytetarët e rajonit të Drenicës kishin bërë në kundërshtim të vizitës së Vuçiqit atje.

“Mendoj se të gjithë e dimë se Millosheviqi nuk ka sjellë asgjë tjetër përveç mjerim dhe vdekje për Kosovën, si dhe për tërë rajonin e Ballkanit. Mendoj se është me rëndësi të kuptojmë se nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, por vetëm të ardhmen. Dhe Kosova, si Serbia, duhet të përqendrohet në të ardhmen dhe të shohë se si të ecë përpara me përmirësimin e marrëdhënieve që të dy vendeve iu duhet: normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Hidromorava

Në një intervistë në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ ,ai shtoi se është i interesuar për përfaqësim dinjitoz të Kosovës para botës.

“Nuk do të komentoj se çka bëri Vuçiqi. Ai është udhëheqës i huaj. Nuk flas për udhëheqësit e huaj. E dini, shqetësimi im është që Kosova të shfaqë fytyrën e saj më të mirë para botës. Do të kisha qenë më i lumtur po të kisha parë shenja, thirrje, gjëra të tilla. Jo bllokadë të rrugëve. Por, e dini, mendoj se është me rëndësi që Kosova dhe Serbia të gjejnë mënyrën për të ecur përpara. Dhe kjo nuk do të jetë e lehtë; do të ketë pengesa në rrugë, absolutisht. Por, është në interesin e të dy vendeve që të gjejnë mënyrë për të ecur përpara”, tha Delawie.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.