FIDANISHTJA

Delawie mbetet në Kosovë edhe gjatë mandatit të Trumpit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Urdhëresa e presidentit të zgjedhur të ShBA-së, Donald Trump, që të gjithë ambasadorët amerikanë nëpër botë të japin dorëheqje, nuk do të vlejë për ambasadorin në Kosovë, Greg Delawie.

Kjo pasi që Delawie është pjesë e zyrtarëve të karrierës në Shërbimin e Jashtëm, kanë sqaruar për Ekonomia Online në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Amerikan, John Kirby, javën e kaluar lajmëroi se të gjithë të emëruarit politikë në administratën e Obamas janë urdhëruar që të dorëzojnë dorëheqjet e tyre deri më 7 dhjetor, dhe këto dorëheqje sipas tij hyjnë në fuqi më 20 janar në mesditë.

Mobi Casa

Por zëdhënësja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, J. Michelle Schohn, sqaron se kjo urdhëresë nuk vlen për ambasadorin Greg Delawie dhe se ai do të vazhdojë detyrën edhe gjatë mandatit të presidentit të ri, Donald Trump.

“Nga ambasadorët që janë zyrtarë të karrierës në Shërbimin e Jashtëm, siç është ambasadori Delawie, nuk pritet që të dorëzojnë dorëheqje në fund të mandatit të administratës së Obamas”, tha zëdhënësja Schohn, në një përgjigje me shkrim për Ekonomia Online.

Sipas saj, kjo është praktikë standarde që ndodh në fund të një administrate, prandaj të emëruarit politikë të kësaj administrate, apo të cilësdo administratë, nuk presin që të mbesin në ato pozita pas inaugurimit të administratës së re që do të vijë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.