Mobi Casa

Delawie mbështet EULEX-in në reagimin ndaj Hajredin Kuçit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Greg Delawie, ambasadori amerikan në Kosovë, nëpërmjet “Twitter”-it ka mbështetur reagimin e EULEX-it ndaj ministrit të Drejtësisë Hajredin Kuçi.

Shoqëruar me linkun e deklaratës së EULEX-it ndaj Hajredin Kuçit, Delawie ka theksuar se SHBA-ja pajtohet që autoritetet e Kosovës duhet të sigurojnë ambient të qetë që gjyqësori të kryej punën e tij.

“SHBA pajtohet: Autoritetet e Kosovës duhet të sigurohen se gjyqësori merr mbështetje për të gjykuar në një mjedis të qetë”, ka shkruar ambasadori.

Mobi Casa

Në një emision televiziv, ministri Kuçi tha se dënimi i kryetarit të Skenderajt Sami Lushtaku nga Gjykata Themelore e Prishtinës është absurd.

Më pas pasoi reagimi i EULEX-it, duke e konsideruar deklaratën e Kuçit si tentim për frikësim dhe ndërhyrje politike.

“Mbrëmë, në një intervistë televizive, Ministri i Drejtësisë ka dhënë mendimin e tij lidhur me meritat e një rasti penal të profilit të lartë në Gjykatën e Apelit dhe e ka vënë në pyetje vendimin të cilin e kanë marrë gjyqtarët në Gjykatën Themelo re në Prishtinë. EULEX-i thekson se deklaratat e tilla mund të perceptohen si frikësim dhe ndërhyrje politike. Autoritetet e Kosovës duhet të sigurojnë që gjyqësori të gëzojë mbështetjen e duhur për të gjykuar në një mjedis të paanshëm”, thuhet në reagimin zyrtar të EULEX-it.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.