Mobi Casa

Delawie: Marrëveshja e ekstradimit sjell kriminelet e dy shteteve para drejtësisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

​Presidentja në largim, Atifete Jahjaga dhe ambasadori amerikan Greg Delawie, kanë nënshkruar marrëveshjen e ekstradimit midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo ujdi u firmos në zyrat e presidentes.

Presidentja Jahjaga tha me këtë rast se marrëveshja përpos që shënon një hap të rëndësishëm nënvizon konstatimin për sundim të rendit dhe ligjit në Kosovë dhe bashkëpunimin e thellë mes dy vendeve.

Uji Dea

“Me këtë marrëveshje Kosova dhe SHBA, dy shtetet garantojnë që kriminelet që paraqesin rrezik për shtetet tona do të ndjeken dhe do të vihen para drejtësisë. Jemi krenar që sot po e dëshmojmë bashkëpunimin për çështje të rëndësishme të dyja vendeve”, tha Jahjaga.

Ndërkaq, ambasadori amerikan Greg Delawie, tha se kjo marrëveshje e shfuqizon marrëveshjen e hershme ndërmjet qeverisë së SHBA-së dhe qeverisë së Serbisë.
“Kjo marrëveshje mundëson që t’i sjellim kriminelet para drejtësisë të të dy vendeve. Marrëveshja do të kontribuojë në sigurinë rajonale. Kjo marrëveshje është mekanizëm që të rrisë kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës. Ky kredibilitet rritet edhe kur luftohen çështjet e korrupsionit. Ne i aftësojmë prokurorët policët, gjyqtarët për të ndihmuar në identifikimin e kësaj praktike. Punojmë me publikun dhe bizneset për ta luftuar korrupsionin, gjë kjo e cila nuk është e mundur pa sundimin e ligjit”, tha Delawie.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.