Eko Higjiena

Delawie liderëve: Votoni Specialen

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

​Ambasadori i ri amerikan i akredituar në Prishtinë, Gregory Delawie, i cili gjatë muajit gusht pritet të marr postin e tij, në Prishtinë, ka kërkuar nga liderët e Kosovës që sa më parë të themelojnë Gjykatës Speciale.

“Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për vendin. Sinqerisht shpresoj që Kosova të kaloj legjislacionin që ka të bëjë me themelimin Gjykatës Speciale, të sjellin drejtësi për ata që vuajtën nga duart e atyre që u përfshin në krim. Dështimi për ta themeluar këtë gjykatë nga institucionet vendore si një zotim që Kosova i ka bërë komunitetit ndërkombëtar nënkupton që shumë gjëra të kthehen prapa”, ka thënë Delawie.

Ai është ndalur edhe problemin e emigrimit të kosovarëve:

“Kjo gjeneratë e tashme e liderëve të Kosovës ka shansin që të vejë vendin në rrugën e duhur. Për këtë nuk ka kohë për të humbur. Kriza e emigrantëve kosovarë dimrin e kaluar është një sinjal i qartë që njerëzit e posaçërisht rina kanë humbur besimin për një të ardhme në Kosovë. Për këtë arsye sapo të nis punën në Prishtinë do të përqendrohem në tri çështje të rëndësishme: forcimin rendit dhe ligjit, përmirësimin e sigurisë dhe promovimin e zhvillimit ekonomik. Për mua forcimi i rendit dhe ligjit nënkupton standarde të aplikuara ndërkombëtarisht dhe liderë të përgjegjshëm që kanë vullnetin t’i vendosin interesat e vendit në rend të parë”, ka thënë Delawie.

Uji Dea

Ambasadori Delawie ka folur edhe për të ardhmen e Kosovës, në BE dhe bashkëpunimin rajonal.

“Libri i Evropës nuk do të jetë i kryer përderisa kapitulli për Kosovën nuk do të jetë i përfunduar. Kompletimi i këtij kapitulli do të jetë një nga çështjet më të rëndësishme dhe më sfiduese me të cilin ne do përballemi në vitet e ardhshme. Unë dua të besoj që qytetarët e Kosovës ndajnë vizonin e një shteti që aspiron të jetë demokratik, multietnik dhe i njohur. Një shtet që jeton në fqinjësi të mire, i qeverisur nga një qeveri që funksionin si duhet dhe e çliruar nga korrupsioni”, ka thënë Delwie.

Gregory Delawi në mars të këtij viti është emëruar nga presidenti amerikane Barak Obama, ambasador i SHBA-së, në Prishtinë./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.