Mobi Casa

Delawie: Kosova nuk ka mik më të mirë se SHBA-në

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, tha se kontributi i popullit të Kosovës, por edhe miqve më të mirë, e ka sjellë këtu Kosovën, duke i pasur vetëm 10 vjet ekzistencë si shtet.

Delawie foli në pritjen e organizuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj për delegacionin nga Ajova.

“Kosova nuk ka mik më të mirë se sa SHBA-në dhe në SHBA nuk ka miq më të mirë sesa në Iowa. Ne jemi duke punuar shumë për këtë vend, por sado që bëjmë diplomaci, nuk ka diplomaci më të mirë sesa kontakti i drejtpërdrejtë me gjithë ju, të cilën ju po e dëshmoni. Faleminderit për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, të biznesit, të arsimit dhe në projektet e binjakëzimit”, tha Delawie, raporton televizioni 21.

FIDANISHTJA

Ndërkaq gjenerali Timothy Orr, tha se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Iowas ka arritur në këtë nivel, falë besimit të ndërsjellë.

“Përgjatë këtyre viteve që vij në Kosovë, kam qenë dëshmitar i ndryshimeve, kam qenë dëshmitar i historisë. Ne po bëjmë progres, ne po bëjmë histori, falë besimit të ndërsjellë. Bashkëpunimi ynë është model edhe për Departamentin e Shtetit, sepse ne besuam te njëri-tjetri”, tha Orr.

Në këtë ceremoni Haradinaj pranoi edhe certifikatën e nderit nga Dhoma e Përfaqësuesve të Iowas për të gjithë kontributin e dhënë në avancimin e raporteve mes Kosovës dhe këtij vendi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.