FITORJA

Delawie: Kosova në zgrip

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, thotë se Kosova është “në zgrip” për shkak të bllokadës politike që e ka kapluar vendin tash e gjashtë muaj.Në një deklaratë të dhënë për KALLXO.com, ai përshëndeti iniciativën e presidentes Atifete Jahjaga, për t’i takuar liderët politikë të vendit në një tavolinë, por tha se është i zhgënjyer nga fjalori i përdorur pas takimit.

“Përdorimi i fjalëve si ‘tradhti’ dhe ‘diktaturë’, për t’i karakterizuar vendimet që i marrin politikanët derisa janë duke e bërë punën e tyre, vërtetë e bëjnë dialogun më të rëndë dhe demokracinë më të vështirë”, tha ambasadori amerikan.

Duke e mbështetur iniciativën e Jahjagës në kërkim të gjetjes së një zgjidhjeje politike përmes dialogut, Delawie tha se pret nga liderët politikë “angazhime të mëtutjeshme”.

Hidromorava

“Në këtë moment Kosova është në zgrip. Progresi është i mundshëm, por nuk është i sigurt”, tha ai. “Mendoj se është shumë e rëndësishme që bllokada politike të zgjidhet. Dua që Kuvendi të funksionojë”.

Ambasadori amerikan nuk pranoi të komentojë për çështjen e votimit të presidentit, pikë te e cila politika kosovare pritet të vijë brenda javëve.

“I përket Kuvendit të vendosë”, tha Delawie.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.