UBT

Delawie: Kosova është në një pikë kthimi, populli i Kosovës dëshiron progres

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punojnë me udhëheqësit e ardhshëm të institucioneve të Kosovës, me qëllim të zhvillimit të vendit, deklaroi Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, duke shtuar se Kosova është në një pikë kthimi, ku qytetarët ndjejnë stagnim të zhvillimit. Delawie sjell përvoja edhe të SHBA-ve kur kanë pasur periudha të ngjashme, të cilat liderët amerikanë i kanë tejkaluar me gjetjen zgjidhjeve në interes të vendit.

SHBA-të do ta ndihmojnë Kosovën në të gjitha proceset. Por, ambasadori amerikan Greg Delawie e sheh të nevojshme të tejkalohet ky lloj stagnimi siç thotë ai, se e ndjejnë qytetarët e Kosovës. Në një intervistë për Radio Kosovën, në prag të 4 korrikut, 241 vjetorit të pavarësisë së SHBA-ve, ambasadori Delawie, thotë se edhe SHBA-të kanë pasur periudha të ngjashme, por i kanë tejkaluar ato, duke u bërë bashkë liderët politikë te vendit.

“Kam përshtypjen se shumë njerëz ndjehen sikur kanë ngecur në një vend dhe nuk shohin përparim. Natyrisht edhe në SHBA ka pasur periudha kur kemi qenë në situata të tilla, kur është dukur se kishim një lloj stagnimi, por të gjitha ato janë tejkaluar, atëherë kur udhëheqësit e vendit janë bërë bashkë dhe kanë punuar për të mirën e vendit. Kanë gjetur zgjidhje të ndryshme, kanë gjetur kompromise të ndryshme, për çështje të rëndësishme”.

Ambasdori Delawie theksoi se Kosova është në një moment kthese, duke shprehur gatishmërinë e SHBA-ve që ta ndihmojnë lidershipin e ri, që të shpejtohet progresi në vend.

Mobi Casa

“Mendoj se Kosova është në një pikë kthimi. Populli i Kosovës dëshiron progres. Shumë njerëz nuk po shohin përparim të mjaftueshëm dhe nuk do të duhej të ishte si një lloj ngecje. SHBA dëshirojnë të ndihmojnë Kosovën në përparimin e saj. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën, siç e shohim çdo ditë, vend sovran, shumetnik, në paqe me fqinjët e vet, e cila është plotësisht e integruar në komunitetin më të gjerë botëror. Dhe jemi të gatshëm të punojmë me gjeneratën e ardhshme të udhëheqësve të Kosovës, të cilët ndajnë të njëjtat vlera”.

Këtë qëndrim ambasadori Delawie e shprehu edhe në ceremoninë e pritjes, ditën e premte me rastin e shënimit të Ditës së pavarësisë së SHBA-ve. Ndër të tjera, ai ka thënë se kompromisi i madh paraqet një mësim të rëndësishëm për udhëheqësit sot, veçanërisht përderisa Kosova fillon ta formojë qeverinë e vet të re.

“Levat ndërkombëtare që kanë mbështetur vendimmarrjen në Kosovë në të kaluarën nuk janë aq aktive sa dikur. Bota është e shpërqendruar; shumë vende janë të preokupuara me çështjet e brendshme. Sytë e të gjithëve nuk janë të kthyer nga Ballkani tash. Gjithnjë e më shumë po llogarisim në juve për t’i marrë vetë vendimet tuaja dhe për ta marrë përgjegjësinë për to”, ka thënë Delawie në fjalimin e tij, në ceremoninë e shënimit të 241 vjetorit të pavarësisë së SHBA-ve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.