ARKATANA

Delawie: Ka ardhur koha, ratifikojeni demarkacioni

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka ftuar edhe njëherë deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta ratifikojnë Marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

Ambasadori amerikan përmes një video-postimi në Twitter ai ka thënë se kjo është mundësi e madhe që të vendoset për të ardhmen e Kosovës në Evropë.

Eco Higjiena

Sipas tij, me votimin për demarkacionin, Kosova transformohet për dekadën e dytë.

“Ka ardhur koha. Ratifikimi i marrëveshjes me 80 vota është esencial për të siguruar lëvizjen e lirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Politikanët kanë bërë kompromise të vështira për të arritur në këtë pikë. Kjo është mundësia më e mirë që kam parë për ta përfunduar këtë. Shpresoj t’i drejtoheni deputetëve se sa e rëndësishme është të kaloni këtë marrëveshje menjëherë. Le të jem i qartë, kjo është thjeshtë vota për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe mundësisë tuaj të udhëtoni. Shpresoj të më bashkoheni dhe të punojmë për sukses. Në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, kjo është mundësi e madhe që të transformoni vendin për dekadën e dytë”, ka thënë Delawie në një video të postuar në Twitter.
Ambasadori amerikan vazhdimisht ka qenë aktiv në përpjekjet e tij për të reflektuar që deputetët e Kuvendit të Kosovës të votojnë ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që do t’i hapte rrugë Kosovës në procesin e integrimeve evropiane dhe liberalizimit të vizave. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.