FIDANISHTJA

Delawie i reagon Haradinajt: Kërcënimi me luftë e spastrim etnik s’ka vend në Evropë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Ambasadori i Amerikës, Greg Delawie i ka reaguar ashpër deputetit të AAK-së Daut Haradinaj, pasi ky i fundit kërcënoi me luftë nëse Ramush Haradinaj ekstradohet nga Franca për tu gjykuar në Serbi.

Delawe deklaratën e tij e ka quajtur si kërcënim për spastrim etnik, dhe se një gjuhë e tillë sipas tij nuk ka vend në Evropë.

“Në ditën që ne festuam Kushtetutën e Kosovës, një politikan kërcënon me spastrim etik. Kjo është një gjuhë e rrezikshme dhe nuk ka vend në Evropë”, ka shkruar në “Twitter” Delawie.

Eco Higjiena

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka kërcënuar edhe me luftë nëse i vëllai i tij, Ramushi, ekstradohet nga Franca për në Serbi.

Madje, ai tha se nëse ndërkombëtarët duan një Kosovë pa komunitetin serb, atëherë le ta ekstradojnë atë.

“Munden me na fut në luftë, asgjë tjetër. Unë nuk e di për të tjerët, por unë e di për vete se në rast se gabojnë dhe bëjnë kësi veprime, atëherë të bëhen gati për tema më serioze. Nëse e duan Kosovën etnikisht pa serbë, atëherë le të bëjnë hajgare”, tha Haradinaj./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.