Delawie i gëzohet lajmeve të mira për Kosovën

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie,e dhe një herë ka shprehur gëzimin e tij me zhvillimet e fundit në vend.
Diplomati amerikan ka deklaruar nëpërmjet një llogarie në twitter se kjo ishte një javë e mrekullueshme për Kosovën.
“Çfarë jave e mrekullueshme për Kosovën”, shkruan Delawie. “UEFA dhe rekomandimi për liberalizim të vizave”.
“I lumtur të shoh gjëra të mira të ndodhin për njerëzit e Kosovës”, ka shkruar ambasadori amerikan në Kosovë.
Përndryshe, brenda kësaj jave, Kosova është FFK-ja është anëtarësuar në UEFA kurse Komisioni Evropian i dha Kosovës rekomandimin për liberalizim të vizave.