UBT

Delawie flet me optimizëm: Demarkacioni mund të votohet këtë javë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie është shprehur optimist për ratifikimin e Marrëveshjes për Shënjimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, gjatë kësaj jave.

Në një intervistë për portalin “KosSev“, Delawie deklaroi se mendon që votimi i demarkacionit nuk ka qenë asnjëherë më afër sesa ditëve të sotme.

“E pranoj se jam fajtor për faktin se jam optimist. Askush nuk duhet të hyjë në punën e diplomacisë nëse nuk është optimist. Mendoj se është fakt që ne kurrë nuk kemi qenë më afër sesa që jemi sot për të votuar pozitivisht në Kuvend, pasi 80 ose më shumë vota duhen në favor të kësaj Marrëveshjeje për Demarkacionin”, u shpreh Delawie, në intervistën e dhënë për KosSev.

United Hospital

“Do të jem optimist dhe do të them se në të vërtetë [demarkacioni, v.j] mund të votohet pozitivisht këtë javë dhe kjo do të ishte e mrekullueshme”, ka thënë Delawie.

Delawie ka thënë se “është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës që kjo marrëveshje të ratifikohet sa më shpejt”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.