Fundamenti

Delawie: Duhet të ndryshoni legjislacionin që ta luftoni korrupsionin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Sot përmbyllet Java Kundër Korrupsionit në Kosovë. Në ngjarjen që shënon thuajse edhe fundin e këtyre ditëve ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Ai tha se gjatë kësaj javë kanë dëgjuar dhjetëra debate lidhur me korrupsionin në të cilat kanë marrë pjesë edhe zyrtarët e qeverisë, të cilët sipas tij janë zotuar se do ta ndryshojnë legjislacionin që mbulon këtë fushë, njofton Klan Kosova.

Delawie tha se kur Qeveria ta ndryshon këtë legjislacion, atëherë Kuvendi duhet ta miratojë në pako.

“Bashkësia ndërkombëtare ndodhet në Kosovë për ta ndihmuar luftën kundër korrupsionit, por kjo duhet të bëhet dhe nga qytetarët”.

Fundamenti

Kurse përfaqësuesja e lartë e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, tha se gjate kësaj jave ka takuar shumë njerëz që janë kundër liderëve të korruptuar.

“Kam parë të rinj të frustruar me këtë gjendje, pasi e ardhmja e tyre rrezikohet nëse nuk luftohet korrupsioni”.

“Java Kundër Korrupsionit 2017” ka filluar me 3 nëntor dhe është realizuar nga koalicioni i Organizatave Joqeveritar, njofton Klan Kosova.

Ndërsa javë është përmbyllë me vendosjen e “Pemës së korrupsionit”.