FITORJA

Delawie: Duhet më shumë punë për uljen e tensioneve Kosovë-Serbi

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, deklaroi sot se ka nevojë edhe për më shumë punë për të ulur tensionet midis Kosovës dhe Serbisë, dhe për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

“Shpresoj se kjo fundjavë do të shihet si një pikë kthese pozitive. E pranoj se kjo ka qenë një fundjavë e vështirë. Vlerësoj përpjekjet për të siguruar sigurinë. Protesta paqësore do të tregonte më mirë Kosovën që njoh”, tha diplomati amerikan në një status në rrjetin Twitter.

Gjithashtu, Ambasadori i SHBA-së në Beograd Kyle Scott tha se tensionet gjatë vizitës së presidentit Aleksandër Vuçiq në Kosovë theksojnë nevojën për kompromis dhe normalizimin e marrëdhënieve.

UBT

Në mesazhin e tij në Twitter, diplomati amerikan theksoi se barrikadat në rrugë penguan vizitën e planifikuar të Vuçiqit në fshatin Banjë, por ishte mirë që pjesa tjetër e vizitës kaloi pa incidente.

“Tensionet gjatë vizitës së Vuçiqit në Kosovë edhe njëherë theksojnë nevojën për kompromis dhe normalizimin e marrëdhënieve. Është dëm që barrikadat në rrugë penguan vizitën e planifikuar të presidentit në fshatin Banja, por është mirë që pjesa tjetër e vizitës së tij të rëndësishme në Kosovë ka vazhduar pa incidente”, shkruan Scott./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.