ARKATANA

Delawie: Dikush duhet të arrestohet për korrupsion

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Delawie ka theksuar se Kosova ka në duart e saj ta përcaktoj të ardhmen e saj duke luftuar korrupsionin me kujdes të veçantë.

Në një intervistë dhënë “Zërit”, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se e ardhmja e Kosovës varët shumë nga luftimi i korrupsioni dhe krimit të organizuar.

Delawie ka theksuar se Kosova ka në duart e saj ta përcaktoj të ardhmen e saj duke luftuar korrupsionin me kujdes të veçantë.

Uji Dea

Ai thotë se ajo çka mund të bëjë shteti mik i Kosovës është që të ndihmojë të vërë në jetë masa institucionale me të cilat mund të arrihet përparim. E për gjithë këtë Delawie thotë se rezultati më i mirë vie nëse arrestohet njerëzit e përfshirë në korrupsion.

“E ardhmja e Kosovës në një masë të madhe varet nga mënyra se si merreni me këtë çështje. Dhe më besoni, po ta kisha një shkop magjik, do ta përdorja menjëherë për ta zgjidhur këtë problem, por nuk kam. Çka ne mund të bëjmë si shtet mik i Kosovës, shpresoj si miku më i mirë i Kosovës, është ta ndihmojmë atë që të vërë në jetë masa institucionale me të cilat mund të arrihet përparim dhe të arrihen rezultate në terren. Masat institucionale, prokurimi elektronik dhe gjërat e tilla janë natyrisht të mira, por nëse dëshironi ta ndryshoni kulturën, atëherë me siguri është me rëndësi që disa njerëz të arrestohen”, ka thënë Delawie.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.