Delawie: Dhuna kërcënon gjithçka që është arritur pas pavarësisë

Ambasadori i Amerikës në Kosovë Greg Delawie ka komentuar zhvillimet e sotme në Prishtinë, ku u mbajt protesta e organizuar nga tri partitë opozitare, me synim rrëzimin e Qeverisë.
Delawie, duke komentuar në rrjetin social Twitter, ka thënë se dhuna politike e kërcënon demokracinë dhe gjithçka që Kosova ka arritur që nga pavarësia e saj.