Mobi Casa

Delawie: Deputetët kanë të drejta, por edhe duhet të respektojnë ligjin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka deklaruar se veprimet e deputetëve të opozitës dëmtojnë reputacionin e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Ai ka thënë se njëra prej objektivave të tij është që ta ndihmon sistemin e drejtësisë, pasi luftimi i korrupsionit është sfidë e madhe dhe sistemi i drejtësisë në Kosovës është kritikuara shpesh dhe kënaqshmëria e qytetarëve ndaj këtij sistemi është e vogël.

“Zyrtarët e shumë edhe vendor edhe ndërkombëtar na kanë thënë se jo vetëm investitorët e huaj por edhe vet kosovarët hezitojnë të investojnë në Kosovë”, ka thënë ai.

Uji Dea

Delawie shtoi se SHBA do të investojë në vitin e ardhshëm me më shumë se 12 milionë dollarë do t’i ndihmojnë për sistemin e drejtësisë.

“Gjatë dy muajve të shkuar kemi parë ngjarjet në kuvend ku një grup i deputetëve kanë zgjedhur gazin lotsjellës në vend të debatit. Ambasada ime dhe të tjera kanë reaguar duke thënë se kuvendi nuk është vend ku duhet të përdoret gazi lotsjellës”./zeri/