Delawie: Ata që e zgjedhin dhunën, Kosovën e çojnë drejt izolimit

Ambasadori amerikan në Kosov,ë Greg Delawie, thotë se SHBA-të mbështesin demokracinë në Kosovë, duke përfshirë edhe të drejtën për të demonstruar në mënyrë paqësore.
Ai shkruan në Twitter se ata që kanë zgjedhur dhunën po zhvendosin Kosovën në rrugën e izolimit.
Kjo e drejtë, shkruan ai në Twitter, nuk nënkupton edhe përdorimin e dhunës.
“Dhuna politike është në kundërshti me demokracinë. Ata që kanë zgjedhur dhunën po e zhvendosin Kosovën në rrugën e izolimit. Kosova ka shkuar shumë larg që të kthehet prapa”, shkruan ai.