KKVITI

Delawie: Amerika do bashkëpunojë me Qeverinë e Kosovës për rezultat në UNESCO

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se vendi e tij e mbështet anëtarësimin Kosovës në UNESCO.“Do të punojmë ngushtë me Qeverinë e Kosovës për një rezultat pozitiv në asamblenë e përgjithshme të UNESCO-s” tha ai, njofton Klan Kosova.

Ai këto deklarata i bëri gjatë një aktiviteti në Shipol të Mitrovicës.

Mobi Casa

Diplomati amerikan njëherit theksoi se SHBA-të janë të interesuar për mbrojtjen e të gjitha monumenteve fetare dhe kulturore të të gjitha nacionaliteteve në territorin e Kosovës.