Fundamenti

Del Ponte: Jam e gatshme t’i gjykojë krerët e UÇK-së!

/ 2 minuta lexim

Ish Kryepokurorja e Tribunalit të Hagës ka thënë se do të ishte e gatshme të kthehej në Hagë për të përfaqësuar aktakuzën kundër krerëve të UÇK-së. E pyetur nëse e tërheq që përsëri të vishte teshat zyrtare dhe të paraqet një padi kundër udhëheqësve të UÇK-së në sallën e gjyqit, Del Ponte për Novosti të Beogradit është përgjigjur pozitivisht, raporton gazeta blic.

“Sidomos tani që unë jam në Komisionin e Kombeve të Bashkuara për Sirinë. Gjithmonë kam menduar se viktimat kanë nevojë për drejtësi,” shtoi ajo.

Uji Dea

Duke folur për raportin e Williamson për hetimin e trafikimit të organeve, Del Ponte tha se Prokurori amerikan do ta ketë të vështirë për të provuar dhe gjetur dëshmitë për serbët, romët dhe shqiptarët jolojalë në Kosovë, dhe kjo është pengesa kryesore në këto hetime. Spekulimeve se edhe Hashim Thaçi do të jetë mes të akuzuarve, ajo tha se nuk mund t’u jap një përgjigje por një gjë është e sigurtë dhe kjo që hetuesit tashmë i kanë identifikuar të dyshuarit.

“Nëse tashmë është përfunduar puna në mbledhjen e provave, atëherë kemi të bëjmë me krim kundër njerëzimit”, ka thënë Del Ponte.
Del Ponte ka shpresuar që vitin e ardhshëm do të ngritet Gjykatën Speciale për Kosovën, e cila, siç u tha, do të varet edhe nga vullneti politik i Kosovës.