UBT

Del Ponte: Është tepër vonë për të vërtetuar krimet e kryera në Kosovë

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Ish-kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Karla Del Ponte, është shprehur se ka kaluar një kohë e gjatë që nga krimet në Kosovë dhe se nuk pret që Gjykata Speciale të vijë me të vërtetën e kënaqshme për drejtësinë.
“Është tepër vonë për të vërtetuar krimet e kryera në Kosovë dhe sidomos për “shtëpinë e verdhë”. Ne u përpoqëm të bënim atë një kohë, por nuk arritëm”, tha Del Ponte sot për Tanjug.

Del Ponte iu përgjigj pyetjes së medias serbe për të komentuar mbi mundësinë e zbulimit të krimeve që kanë ndodhur, si dhe për spekulimet se ish-prokurori i tribunalit të Hagës, Jeffrey Nice do të jetë avokati mbrojtës i ish-komandantit të UÇK-së, Sami Lushtaku.

“Jeffrey, për sa më kujtohet, nuk ishte përfshirë në hetimin e “shtëpisë së verdhë”, tha Del Ponte, duke shtuar se ajo nuk e di nëse gjykata do të ishte në gjendje të përcaktonte të vërtetën pas shumë here, përcjell lajmi.net.

Sipas saj, ajo nuk mund të flet më shumë për këtë, sepse kanë kaluar vite, kështu që ajo nuk i mban në mend detajet dhe se ka trajtuar raste të tjera.

Mobi Casa

Avokati Branislav Tapushkoviq, i cili morri pjesë në procedimet para Tribunalit të Hagës, pretendon se Jeffrey Nice, si prokuror i Tribunalit të Hagës, kishte marrë pjesë në shkatërrimin e provave të lidhura me trafikimin e organeve njerëzore në rastin e “shtëpive të verdha”.

Sipas asaj që shkruhet në mediat serbe, historia e shkatërrimit të provave në Tribunalin e Hagës u kontrollua një dekadë më parë dhe Del Ponte në një intervistë në vitin 2011 i tha Dik Martit se ajo duhet të shkojë në Hagë për shkak se ka fotografi dhe prova të mbledhura në “shtëpinë e verdhë” dhe pretendoi se “provat u shkatërruan”.

Më pas ajo deklaroi se ajo kishte kërkuar nga Tribunali që të zhvillonte një hetim të brendshëm dhe të zbulonte se kush urdhëroi shkatërrimin e provave.

“Sapo mësova për shkatërrimin e mostrave, kërkova nga Tribunali, pastaj kryen një hetim të brendshëm. E di çfarë është kjo, por unë nuk mund t’iu flasë asgjë. Pyetni Serbe Bramertz, kryeprokurorja aktuale në Hagë, ajo e di shumë mirë se kush e ka urdhëruar”, tha Del Ponte.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.