Fundamenti

Del nga shtypi numri jubilar i AGMIA

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Numri i njëzet i revistës letrare – kulturore AGMIA, numër jubilar, thuaja, i mbështetur financiarisht nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht nga Njësia për Kulturë, Rini dhe Sport, në kuadër të Manifestimit Kombëtar të Kulturës “Flaka e Janarit” 2017, posa ka dalur nga shtypi.

Ashtu dhe si ishte paralajmëruar, ky numër i “Agmisë”, organ i Ars Clubit “Beqir Musliu”, hapet me poezinë e Agron Tufës, fituese e sivjeme e Çmimit “Pena e Flakës”, “Tregjet e lotëve. Më pas, paraqitet vendimi i Jurisë së konkursit anonim letrar ( Anton Nikë Berisha, Alektë Spahiu e Mehmetali Rexhepi) për krijimet e shpërblyera në poezi e në prozë, të cilat dhe botohen, sipas çmimeve.

Prijnë dy krijimet e vendeve të para, në poezi e në proze që autore kanë Irena Gjonin nga Saranda. Pastaj botohet poezia fituese e vendit të dytë, me autor Fadil Lepajën. Dy tregimet që ndajnë vendin e tretë, “Aromë bujarie” nga Linditë Doda (Tiranë ) dhe “Te qershia e kuqe” nga prozatori gjilanas, Muhamet Halili si dhe poezia e vendit të tretë, “Lyra” me autoren vushtriase, Ermira Jusufin.

Pas krijimeve të shpërblyera, pasojnë disa përkushtime poetike për figurën e kreshnikut të Karadakut, Idriiz Seferit, të cilit i dedikohej “Flaka e Janarit” 2017, të shkruara nga shkrimtarët, Ibrahim Kadriu, Nehas Sopaj, Sabit Rrustemi, Xheladin Rexhepi, Nexhat Rexha e Bilall Maliqi.

Uji Dea

Numri i 20-të jubilar i revistës letrare – kulturore “AGMIA” sjell edhe disa nga krijimet konkurruese të “Flakës së Janarit”, të cilat u propozuan për botim nga ana e Jurisë si dhe u deshifruan në ndërkohë, nga autorët Ramadan Mehmeti ( Nata dhe dashuria – tregim ),Edonë Haliti ( Nese -r mujmë me u que ma vonë se malli – poezi), Bujar Salihu ( Gjysma ime – poezi ), Agim Bajrami ( Në liqenin e Lasgush Poradecit – poezi ) dhe e Elife Sheriifit ( Melodi e përsëritur – prozë ).

Përveç këtyre krijimeve origjinale, nuk mungojnë as poezitë e Orës së madhe letrare “Pena e Flakës” nga autorët, Sarë Gjergji ( Ah, Beqë, Beqë ), Lisandri Kola ( Me bujtë ), Sadik Bejko ( Kobra, mbretëresga, pushteti ), Ragip Sylaj ( Letër e re e engjullit tim mbrojtës ), Helenë Halilaj ( 17 ), Gëzim Muqolli ( Epikë heshtjes ), Gentiana Ramadani ( Heshtja vret ), Fatime Kullit ( Unazave të heshtjes ), Rabije Bytyqi ( Sfilitja ), Sinan Sadiku ( Shtëpia, oxhaku ), Belfjore Qose ( Sakramenti ), Selvete Abdullahu ( Në brendinë e shpirtit tim ), Linditë Ramushi Dushku (Lojë e orëve ), Odise Plakut (I tradhtuar ), Nuhi Sadiku ( Terri është qefini im ), Arsim Halili ( Morfologji e ngjizur ), Manjolla Brahaj ( Kush jemi ne ), Elida Rusta (Rozafë e re ), Sadije Aliti (S’të mbaj mëri ), Rexhep Hasani ( Shtrati i shpresës ) dhe Fahredin Shehu ( Kur buzëqeshja lind dashurinë ).

Ky numër i revistes “Agmia”, me gjithsejtë 144 faqe, më voluminozi deri më tash, përmbyllet me vështrimin letrar të prof.dr. Anton Nikë Berishës, “Poezi e mesazheve tronditëse”, rreth poemës së Radovan Zogoviqit, “Ardhësit&Këngët e Ali Binakut” dhe me një kronikë përmbledhëse për Manifestimin Kombëtar të Kulturës, “Flaka e Janarit” 2017 , duke i shpërfaqur në ballinë edhe dy krijime të shpërblyera të artit pamor, atë të Skënder Iidrizit si dhe të Sabri Beqirit ka shkruar Sabit Rrustemi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.