Hidromorava

Del nga shtypi libri Monografi e Hafëzëve të Anamoravës

/ 12 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Autori Islam Osmani ka nxjerr në dritë librin e titulluar Monografi e Hafëzëve të Anamoravës derisa redaktori Sabri Bajgora dhe recensenti Sylejman Osmani kanë thënë se ky libër, le të jetë shembull edhe për studiuesit e tjerë, sepse çdo përpjekje e tillë, jo vetëm se do ta begatojë bibliotekën islame shqiptare, por njëkohësisht do të hedh dritë edhe në të kaluarën tonë të lavdishme.

“Unë mendoj se një monografi të tillë me përmasa të mëdha që do të përfshinte mbarë territorin e Kosovës, do të ishte nder ta kompletonte pikërisht Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, jo vetëm për hafizat, por për të gjithë Ulematë e këtij nënqielli, të cilët me aq përkushtim e devocion edukuan gjenerata të tëra për shekuj me radhë në frymën e dashurisë ndaj islamit dhe Kur’anit. Ky libër, le të jetë shembull edhe për studiuesit e tjerë, që të ndjekin shembullin e studiuesit Islam Osmani, sepse çdo përpjekje e tillë, jo vetëm se do ta begatojë bibliotekën islame shqiptare, por njëkohësisht do të hedh dritë edhe në të kaluarën tonë të lavdishme” ka thënë Bajgora.

Kurse vet autori Islam Osmani ka thënë se ideja për hartimin e kësaj Monografie më lindi para pesë- gjashtë viteve, atëherë kur në bodrumin e Xhamisë së madhe në Gjilan (ende pa përfunduar ndërtimi i xhamisë së re, ngaqë ajo e vjetra ishte dëmtuar rëndë nga tërmeti i vitit 2002, e më pas rrënuar) u organizua falja e namazit të natës. Atëherë kur filluam t‘i falim nga tetë rekate namaz me Kur’an nga hafëzi (tashmë i njohur jo vetëm për gjilanasit por edhe më gjerë) Shaban Murati.

Osmani ka thënë se synim imi i kahershëm ishte që në këtë drejtim të zhvilloj hulumtime për evidentimin e hafëzëve që kishin shtrirë aktivitetin e tyre në arsimimin dhe edukimin islam të popullatës shqiptare në regjionin e Anamoravës.

Ndërkaq, i shtyrë edhe nga porositë e babait tim, (Mulla Hysen Osmani imam në disa fshatrave të Gollakut të Dardanës ) i cili një jetë të tërë ia kishte kushtuar misionit të shenjtë prej imami, të mos e lëmë namazin dhe të mos e braktisim fenë (sepse koha e monizmit ishte “kohë e pa-kohë” për fenë) ia fillova kësaj pune me një intensitet e përkushtim më të madh, nisa të grumbulloj shënime dhe të dhëna për hafëzët e regjionit të Anamoravës.

“Mendoja se vërtetë këta njerëz (hafëzë) që kanë dhënë mund të madh e kanë sakrifikuar shumë për ta memorizuar Librin e shenjtë, Kur’anin, prej 604 faqesh, meritojnë jo vetëm një vend më të lartë e më të respektuar në shoqëri, por emrat e tyre meritojnë të mbeten në kujtesë, ashtu sikur që gjithmonë mbetet në kujtesë zëri i tyre i bukur, si zë bilbili; i ëmbël, melankolik e prekës kur këndonin e deklamonin (recitonin) librin e shenjtë-Kur’anin” ka shtuar Osmani.

Osmani ka thënë se memorizimi i Kur’anit te ne (në trevën e Anamoravës) nuk ka ndonjë traditë që për t’u theksuar e lavdëruar, sa për të thënë, hifzi kultivohet brez pas brezi, por sidoqoftë në shekullin e fundit (XX), kultivimi i të mësuarit përmendësh të Kur’anit nuk ka pasur ndërprerje.

“Edhe pse jo në masë të madhe, herë pas herë kanë daluar hafëzë të Kur’anit, djelmosha të rinj që janë mësuar e aftësuar ta recitonin përmendësh Kur’anin nga Muderrizë, hafëzë e hoxhallarë entuziastë, të cilët në mënyrë vullnetare pa kurrfarë kompensimi kanë punuar me vite të tëra me të rinjtë, vetëm e vetëm për të arritur qëllimin e promovimit të të njëjtëve- Hafëz të Kur’anit”.

Në këtë Monografi janë përfshirë 29 hafëzë të Regjionit të Anamoravës, dhe një periudhë kohore prej fillimit të shekullit të XX-të e deri më sot. “Shumë prej tyre sot nuk janë në jetë, por kontributi i tyre ka bërë që ata të mbeten në kujtesë të mirë, e edhe për të mirë, jo vetëm te familjarët e të të afërmit e tyre, por edhe te shokët, miqtë, dashamirët e besa edhe në xhematet ku kanë shërbyer si imam apo myezinë, apo kanë bërë edhe punë të tjera” ka shtuar Osmani.

Pothuajse të gjithë hafëzët e kësaj monografie rrjedhin nga familjet me traditë fetare myslimane, te të cilat me vazhdimësi është kultivuar islami dhe ata ishin të edukuar në frymën islame që nga fëmijëria.

Për ta kryer këtë detyrë, në përputhje me përgjegjësinë e madhe që nënkuptonte të mësuarit përmendësh i Kur’anit ishin angazhuar hoxhallarët –hafëzët, myderrizët e njohur, të cilët edhe më parë kanë (kishin) nxjerrë nga mjedisi i tyre hafëzë të Kur’anit si: hafëz Iljaz Selmani i Gjilanit (Cërnicës), Mulla Ramadani i Dobërçanit,Mulla Bilall Hyseni (Sadriu) i Llovcës, mulla Hysen Latifi i Topanicës, mulla Nijazi Agushi (Zahiri ) i Vërbanit të Bujanocit, hafëz Lutfiu i Preshevës, Mulla Nazmiu i Rahovicës së Preshevës, myderrizi i njohur nga Presheva, hafëz Nexhatiu, hafëz Vehbiu dhe mulla Ahmet Dindari i Dobërçanit e të tjerë.

Mobi Casa

Autori ka thënë se në këtë monografi kam bërë paraqitjen e jetës së hafëzëve (29 sish) që nga fillimi i të mësuarit të shkronjave të para arabe, duke përshkruar edhe peripecitë dhe krajatat e jetës gjatë shërbimit të tyre nëpër xhami.” Krahas kësaj kam bërë edhe fotot e xhamive ku kanë punuar-shërbyer si imam. Gjithashtu, në fillim të librit kam vendosur edhe fotot e mësuesve të të gjithë hafëzëve, të paraqitur në këtë monografi. Krahas tërë kësaj nuk kam mundur t’i lë pa i veçuar dy-tri familje, të cilat jo vetëm që kanë kultivuar tradicionalisht fenë islame, por me devotshmëri të madhe ndaj Allahut e kanë përhapur atë dhe te të tjerët, dhe kanë mbjellë dashuri për të. Ato janë: Familja e Mulla Selmanëve nga Gjilani, Familja e Mulla Bilall Sadriut nga Llovca si dhe Familja e Mulla Ramadanit nga Dobërçani. Ndërsa nga fshatrat duhet veçuar Mireshin (Dobërçanint) si dhe Llovcën. Familjet e përmendura me punën e tyre, në kultivimin dhe përhapjen e fesë si dhe nxjerrjen e hafëzëve në periudha të caktuara, kanë luajtur rolin e institucioneve shkollore fetare, të cilat në periudhën për të cilën po flasim, nuk kanë ekzistuar në formë tjetër”.

Në mesin e hafëzëve të kësaj monografie ka të tillë që ishin shkolluar dhe kishin kryer apo kishin specializuar hafëzllëkun në Stamboll të Turqisë, që para luftës së dytë botërore, por ka edhe hafëz që Kur’anin përmendësh e kishin mësuar në Medinë të Arabisë Saudite apo edhe në Kairo të Egjiptit. Të parët nuk dëshmojnë me ndonjë dokument të kryerjes së hafëzllëkut në Stamboll, pasi që atë ose nuk e kanë marrë fare ose e kanë humbur gjatë luftërave, veçanërisht kësaj të fundit, ndërsa hafëzët që Kur’anin përmendësh e kanë kryer në Kairo dhe Medinë posedojnë edhe diploma (Ixhazet), si dëshmi të kryerjes së hifzit.

Mirëpo, çështja brengosëse e tërë kësaj është se (derisa në komunën e Preshevës janë dhjetë hafëze – (femra që kanë kryer hifzin) në Regjionin e Anamoravës pothuajse nuk ka asnjë hafëze të Kur’anit. Brenda periudhës njëqind vjeçare (sipas hfz. Sabaudin Kazazit) ekziston vetëm një hafëskë nga Dobërçani-Fatimja, e bija e Mulla Hamid Dindarit, e cila tani jeton në Turqi, si dhe dy të tjera (sipas Hfz. Idriz Dërmakut nga Shipashnica e epërme), të bijat e hafëz Hysen Shkodrës, Hatixhja dhe Fatimja. Këto dy vajza ishin nga Desivojca e Dardanës, ndërsa pasi ishin martuar qenë shpërngulur në Shkup, dhe për to nuk dimë asgjë më tepër, jetojnë akoma apo kanë ndërruar jetë.

Osmani ka thënë se jam munduar sado pak të kryej një obligim moral ndaj personaliteteve të tilla, të ngritura, të fesë islame në rajonin e përmendur duke dashur që puna e tyre e palodhshme dhe e pa kursyer të mbetet e njohur brez pas brezi. Për kundër kësaj jam i bindur se të tillët meritojnë edhe më shumë se kaq, dhe jo vetëm këta që janë përfshirë në këtë monografi ( 29 të përfshirët), por edhe shumë të tjerë.

“E di se në këtë monografi nuk janë përfshirë të gjithë hafëzët e këtij regjioni, por si autor jam munduar të përfshijë të gjithë ata hafëzë me të cilët kam pasur mundësi të kontaktoj drejtpërdrejt, apo në mënyrë të tërthortë, (përmes internetit, sepse një numër i tyre aktualisht jetojnë jashtë vendit) apo edhe përmes të afërmve të tyre, në mënyrë që mos t`i lë anash (së paku) në këtë monografi. Kjo nuk do të thotë se kësaj teme i vura pikë, por përkundrazi, kjo le të jetë vetëm pikënisje për gjeneratat e reja që të vazhdojnë tutje, në këtë drejtim”.

Kurse recensenti i librit Sylejman Osmani ka thënë se njeti i mirë e i sinqertë solli në tavolinën e tij të punës gjithë personalitetet e hafëzëve të kësaj ane. Siç thotë edhe vet; kishte synimin që të shkruaj për të gjithë, ata që dihen të gjallë e të vdekur, sepse puna e tyre i bënë të pavdekshëm, dhe ata duhet të kthehen që të lexohet historia e tyre.

“Autori ka nderin të marrë shpërblimin e nismëtarit të rrugës, gjithnjë duke pasur parasysh se ata që vinë më pas do të ofrojnë edhe më tepër e do të bëjnë shërbime edhe më të mira, por kjo monografi do të paraqes referencën që nuk mund të anashkalohet në asnjë mënyrë. Me përvojën e gazetarit, autori, radhit rrëfimet e marra nga autorët, hafëzët e gjallë apo nga dëshmitarët, në rastet kur personalitetet kanë kaluar në mëshirën e Allahut, përshkruan jetën e tyre, angazhimet dhe sfidat nëpër të cilat kanë kaluar. Natyrisht, ecuria e hifzit përbënë materien kryesore te të gjitha personazhet e monografisë. Në të shumtën e rasteve hafëzët janë marrë me misionin e hoxhëllëkut dhe përgjatë gjithë jetës së tyre kanë punuar në shërbim të Islamit dhe myslimanëve, por ka pasur edhe të tillë që nuk kanë qenë të angazhuar zyrtarisht brenda institucioneve të Bashkësisë Islame, apo edhe nuk kanë punuar si hoxhë, mirëpo, hafëzllëkun e tyre e kanë ruajtur me shumë përkushtim” ka nënvizuar recensenti Osmani.

Gjatë punës së tij, autori, na vë në lidhje me mësuesit e hifzit, gjegjësisht personalitetet që me punën e tyre mund t’i krahasojmë me një institucion i cili edhe sot jep fryte të punës. Zaten, me kalimin e tyre në ahiret u ndërpre edhe misioni i hifzit. Në ditët e sotme jemi dëshmitarë të gjeneratës së re të hafëzëve, talebe e studentë të cilët iu përveshën kësaj pune krejtësisht me vetiniciativë dhe e falënderojmë Allahun që i kemi, e natyrisht se janë krenaria jonë dhe garanci e vazhdimit të nimeteve të Allahut ndaj nesh.

Autori i ka takuar ata, ka biseduar me ta dhe i ka radhitur në monografinë e tij, aty ku e kanë vendin, me çka pasurohet shumë kjo punë, të cilën autori po e bënë krejt mbi baza të humanitetit Islam, vetëm për Allahun dhe kënaqësinë e Tij, andaj e lusim të Madhërishmin që ta shpërblej mundin dhe punën e tij.

“Ky libër është edhe një dëshmi e angazhimeve të autorit në fushën fetare islame, sepse ai edhe më parë ka bërë publikime në këtë fushë. Mendoj se në emër tonin po kryen një amanet i cili na adresohet ne, si prijës fetarë, e edhe si besimtarë, sepse çdonjëri duhet të jetë pjesë aktive e shoqërisë Islame dhe të marrë mbi supe barrën që i takon atij. Unë e inkurajoj autorin që edhe më tutje të vazhdoj me angazhime në këtë fushë, për të na ofruar publikime të reja me të cilat do ta pasuronte sfondin personal, e lexuesit do të përfitonin nga shkrimet e kohës të cilat gjithsesi do të mbeten si një pasuri edhe për brezat që vijnë” ka thënë Osmani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.