Fundamenti

Del në skenë Fatmir Rexhepi

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Gjilanasit do të rreshtohen fuqishëm në vargun e madh të ushtarëve të Rugovës për ta bërë fitoren plebishitare. Lutfi Haziri, kryetar i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, ka bërë bashkë të gjitha strukturat e partisë, duke filluar nga Kryesia, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë, si parapërgatitje për zgjedhjet nacionale të 8 qershorit. Në fotot e përshëndetjes tash ndodhet edhe Fatmir Rexhepi e Sabit Rrustemi.

Fatmir Rexhepi për një kohë kishte mbetur anash politikës së Lutfi Hazirit e Isa Mustafës. Madje kishte kritikuar bukur shumë politikën e Lutës, por tash janë bërë bashkë dhe presin fitore edhe Fatmir Rexhepi edhe Sabit Rrustemi si kandidatët më të njohur në skenën politike të LDK-së së Gjilanit e Kosovës që nga fillimi.

Ndryshe të pranishëm në këtë mbledhje ishin edhe kandidatët e LDK-së nga Gjilani: Lirije Kajtazi, Fatmir Rexhepi, Sabit Rrustemi, Murat Hoxha e Naim Behluli, të cilët morën mbështetjen nga të gjitha strukturat LDK-së, duke u zotuar se do të punojnë shumë për ta bërë fitoren edhe më të madhe.

Duke folur para të pranishmëve, kryetari Haziri tha se fryma konsensuale dhe e unifikimit do ta përcjellë LDK-në edhe në këto zgjedhje.

Mobi Casa

“Fryma konsensuale dhe unifikimit e cila mbretëron në Degën e LDK-së na bënë që jemi fitues të mëdhenj edhe në zgjedhjet nacionale. Domosdoshmërisht do ta rrisim votën dhe ta bëjmë fitoren në këto zgjedhje edhe më madhështore sepse i kemi kandidatët pakrahasimisht më të mirë se të tjerët. LDK-ja e Gjilanit do ta mbështesë kthesën e madhe historike në krye me kryeministrin e ardhshëm të Republikës së Kosovës Isa Mustafa, për Gjilanin dhe Anamoravën”, është shprehur kryetari Haziri.

Ai tha se “gjilanasit më shumë se kurrë do të rreshtohen në vargun e gjatë të ushtarëve të Ibrahim Rugovës për ta bërë fitoren plebishitare më 8 qershor”.

Kandidatët e nominuar në fjalën e tyre, kanë falënderuar strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës për mbështetjen e fuqishme, duke u zotuar se me fitoren e LDK-së, do të jenë zë i fuqishëm i Gjilanit dhe Anamoravës në Kuvendin e Kosovës dhe në këtë mënyrë do të kthehet vëmendja e Prishtinës që përkthehet me investime të mëdha.
Më pas është mbajtur mbledhja e Shtabit të LDK-së nën udhëheqjen e kryetarit Haziri, për t’u koordinuar për aktivitetet në terren./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.