ARKATANA

Del buletini protokollar për muajin korrik – dhjetor 2016

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka nxjerrë në publik buletinin informativ për periudhën korrik-dhjetor të vitit 2016, duke e mbajtur kështu të informuar qytetarin për të gjitha punët dhe zhvillimet brenda Komunës mendojnë zyrtarët komunal.

Buletini, i cili është përgatitur nga Zyra për Informim Publik, është mjaft voluminoz me 147 faqe, në të cilin është përfshirë puna e gjashtë mujorit të dytë e vitit 2016 e ekzekutivit dhe e legjislativit.

Revista informative periodike nis me editorialin e kryetarit të Komunës, për të vazhduar me paraqitjen e punëve në infrastrukturë, bujqësi, arsim, shëndetësi, e kulturë, rini e sport, sikurse edhe punën e Kuvendit Komunal, përfshirë ballafaqimet pozitë-opozitë.

United Hospital

Edhe ky Buletin i radhës është publikuar vetëm në versionin elektronik, në ueb faqen zyrtare të Komunës, për shkak të ‘dietës’ në shpenzime të vendosur nga ana e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar Zyrën për Informim për punën profesionale, duke thënë se nxjerrja e kësaj reviste informative është edhe një hap i madh i transparencës komunale karshi publikut.

“Komuna e Gjilanit tash e tri vite është kampion për transparencë në nivel vendi. Këtë nuk po e themi ne. Ky është vlerësim i organizatave të fuqishme vendore e ndërkombëtare. Nxjerrja e Buletinit është vazhdim i punës së madhe sa i përket transparencës ndaj publikut. Alfa dhe omega e qeverisjes komunale është transparenca dhe qeverisja me dyer të hapura dhe duar të pastra”, ka deklaruar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri thuhet në njoftimin e ZIPGJ./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.