UBT

Dekriminalizimi i politikës, vështirë i realizueshëm

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Presidenti, Hashim Thaçi, ka propozuar formimin e një kodi për dekriminalizimin e politikës kosovare. Kjo ide nga ish-partia e tij (PDK) shihet si e qëlluar, ndërsa LDK-ja e konsideron si gjysmake. Derisa analistët dhe njohësit e drejtësisë kërkojnë specifikim të dekriminalizimit, opozita thotë se i pari që duhet të hyjë në “detektorin” e dekriminalizimit është Thaçi dhe partia e tij.

Ideja e presidentit, Hashim Thaçi, për ta formuar një kod për dekriminalizimin e politikës në Kosovë shihet si e pamundur për t’u realizuar, sado që cilësohet si pozitive. Derisa deputetë nga PDK-ja vlerësojnë se një hap i tillë është i qëlluar, ata të LDK-së konsiderojnë se kjo iniciativë nuk paraqet zgjidhjen e plotë, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.

UBT

Nga ana tjetër, partitë opozitare kanë vlerësuar se presidenti Thaçi fillimisht duhet ta dekriminalizojë veten dhe ish-partinë e tij e më pas skenën tjetër politike. Sipas tyre, dekriminalizimi duhet të ndodhë pas zgjedhjeve të reja dhe vetëm pasi në Kosovës të formohet një qeverisje e re.

Ndërkohë, njohësit e sistemit të drejtësisë thonë se propozimi i të parit të shtetit nuk është i konkretizuar. Kjo pasi, sipas tyre, krimet e rënda nuk mund të barazohen me ato më të lehta. E sipas analistëve politikë, propozimi në fjalë është ideal po që se mund të realizohet. Mirëpo, ata mbeten skeptikë nëse një gjë e tillë mund të ndodhë në praktikë, pasi që skema më e kriminalizuar politike është tek partia që ka drejtuar Thaçi për 16 vjet, PDK-ja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.