Eko Higjiena

Dekriminalizimi e shpëton Republikën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Institucionet e kapura, pengesë për Kosovën. Pa sundim ligji nuk ka ecje përpara.

“Vetëm një qeverisje me njerëz të rinj dhe me duar të pastra do ta shpëtonte dhe do ta zhvillonte Kosovën, që ka mbetur mbrapa për një dekadë e gjysmë pas luftës së fundit”, tha analisti Faik Krasniqi për “Kosova Sot”

Kapja e shtetit, në të gjitha segmentet e tij, duke përfshirë edhe institucionet e pavarura, nga politika, parapolitika dhe segmentet e tyre të instaluara kudo, duke përfshirë edhe sistemin e drejtësisë, që në vend se të ndajë e të japë drejtësi bën padrejtësi për qytetarin, duke trafikuar e duke shitur drejtësinë, sipas analistëve politikë dhe njohësve të kësaj fushe, është pengesa kryesore e zhvillimit dhe e perspektivës së këtij vendi.

FIDANISHTJA

Ata theksojnë se nga kjo kapje e instaluar nga pushtetarët dhe të fortët, qytetarët janë ata që më së shumti vuajnë në mungesë të drejtësisë dhe të shtetit ligjor.

Sipas tyre, Kosova mund të ecë përpara vetëm si një shtet ku sundon e drejta dhe jo ku drejtësinë e bëjnë politika dhe oligarkët e pushtetit dhe të bizneseve kriminale. Për ndërtimin e një shteti të mirëfilltë të perspektivës dhe të sundimit të ligjit.

sipas njohësve të kësaj fushe, edhe shteti i Kosovës dhe skena politike duhet t’i nënshtrohet një procesi të dekriminalizimit të plotë në të gjitha shkallët e qeverisjes, duke filluar nga subjektet politike e në mënyrë zinxhirore deri në institucionin më të lartë të vendit, në kupolën qeveritare./kosova sot/